Vdes njëri nga tre të plagosurit para dy javësh në Pejë
Ka ndërruar jetë Jeton Berisha njëri nga personat që u plagos në një incident me armë në Pejë me 22 maj të këtij viti, përcjell "Kosova Sot Online".
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Njëri prej tre të lënduarve në Pejë sot kanë ndërruar jetë. Rasti na është konfirmuar nga QKUK-ja sot”, ka thënë Gashi.
Jeton Berisha u plagos së bashku me dy djemtë e tij në Pejë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar Agron Gashi.
(Kosova Sot Online)