Aksident në këtë vend të Kosovës: Vetura përfundon e mbështetur për muri

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 14:56
Aksident në këtë vend të Kosovës: Vetura përfundon e mbështetur për muri

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur  në Slivovë të Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, duke u përplasur me një shtëpi.

Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për persona të lënduar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

(Kosova Sot Online)