OKB: Liderët më të interesuar për pushtet sesa për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza

  • E.k /
  • 07 June 2024 - 15:56
OKB: Liderët më të interesuar për pushtet sesa për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza

Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se udhëheqësit e vendeve të prekura nga lufta po i japin përparësi rivaliteteve politike dhe pushtetit mbi përfundimin e luftimeve.

Komentet e Griffiths vijnë pasi raportet tregojnë se 200 punonjës humanitarë janë vrarë në Gaza gjatë konfliktit.

Në prill u vranë shtatë punëtorë nga shoqata bamirëse World Central Kitchen, të cilët po shpërndanin ushqime në vendet e goditur nga uria.

“Nuk mungon diplomacia politike për Gazën,” tha ai. “Thjesht nuk po funksionon mjaft mirë. Por përpjekjet që janë bërë nga një sërë qeverish për të mbështetur popullin palestinez na tregojnë se mund të bëhet”, shtoi Griffiths.

Izraeli ka fajësuar vazhdimisht OKB-në për mungesën e ndihmave të mjaftueshme në Gaza. Nga ana tjetër OKB-ja ka thënë se forcat izraelite kanë penguar dërgesat e ndihmave duke bllokuar pikat kryesore kufitare.

Ai theksoi se Izraeli ka për detyrë t’u sigurojë civilëve furnizime thelbësore. Po ashtu Griffiths tha se ndryshimi i klimës tani po rivalizonte luftërat si arsyeja kryesore e katastrofës humanitare.

(Kosova Sot Online)