Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për rrezikim të rendit kushtetues

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 16:42
Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për rrezikim të rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.R për shkak të veprës penale Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

(Kosova Sot Online)