Haliti: Elektorati i mban mend gënjeshtarët

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 17:02
Haliti: Elektorati i mban mend gënjeshtarët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shprehet i bindur se rezultati do të jetë befasues.

“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021” dekalroi Kurti.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, tha se deklaratat e Kurtit janë të natyrës mobilizuese dhe për t’i dhënë vullnet anëtarësisë.

Haliti tha se elektorati tashmë i njeh të gjithë dhe ua mban mend premtimet e realizuara dhe ato të parealizuara.


(Kosova Sot Online)