Ministri i njohur kandidat për deputet në listën e LVV-së!

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 19:28
Ministri i njohur kandidat për deputet në listën e LVV-së!

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar sot se në zgjedhjet e ardhme do të jetë kandidat për deputet nga listën e LVV-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Fokusin kryesor në këtë periudhë vazhdoj ta kem dhe ta kryej detyrën që me është besuar dhe është fisnike;  është detyrë e vecantëqë është ëdhëheqja e ministrisë së Mbrojtjes. Për të ardhmen, besoj do ta analizoj do të marr vendime që besoj do të jetë I duhuri”, ka thënë Maqedonci.

Por ky I fundit më pas ka sqaruar se nëse kërkohet nga LVV, do të jetë në listën e kësaj partie.

“Unë jam ministër I mbrojtjes I qeverisë që drejtohet nga LVV dhe nëse do të ekziston edhe vullneti për të qenë pjesë unë jam I gatshëm për të qenë në listën zgjedhore të LVV-së”, ka thënë Maqedonci.

(Kosova Sot Online)