Gjilan: Dyshohet se ia vodhën 20 mijë euro një personi, Policia arreston tre burra

  • E.k /
  • 08 June 2024 - 10:38
Gjilan: Dyshohet se ia vodhën 20 mijë euro një personi, Policia arreston tre burra

Policia e Kosovës ka arrestuar tre burra në fshatin Kmetovc të Gjilanit, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur një personi tjetër 20 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, derisa një është liruar në procedurë të rregullt.

“VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)