Hapet edhe një shkollë e re shqipe për nxënësit shqiptar në Gjeramani, në Roth të Bavarisë

  • 08 June 2024 - 11:11
Hapet edhe një shkollë e re shqipe për nxënësit shqiptar në Gjeramani, në Roth të Bavarisë

Falë angazhimit maksimal të veprimtarëve shqiptar në diasporë, dhe prindërve të nxënësve, në Roth të Bavarisë (në rrethinën e Nürnbergut) është hapur të premten edhe një pikë e re shkollore e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë takim ishin prezent Konsulli i Republikës së Shqipërisë z.Refik Golli, nënkryetari i LAPSH-it Xhymshit Tafa , kryetari i Këshillit të Prindërve dhe administratori organizativ i të gjitha kontakteve me Departamentin e Arsimit dhe kulturës në pjesën e Franken z. Armend Ismajli.

Gjithashtu , edhe koordinatori regjional në këtë pjesë të Bavarisë që ka dhënë kontributin maksimal z. Selim Hoti.

Po ashtu në këtë takim, hapjen e shkollës së re e ka nderuar me pjesëmarrjen e saj drejtoresha e shkollës z.Bucholz, mësueset e nderuara nga Nürnbergu -Lume Daci Hoti, dhe nga Neumarkti -Antigona Kelmendi. Mësueses Gynete Neziri organizatorët i uruan suksese për një fillim të mbarë në procesin mësimor që do ta zhvillon në këtë paralele të re me nxënësit e saj. Falënderim të veçantë nga prindërit e nxënësve ka shkuar për organizatorët e hapjes së kësaj klase z. Fatmir Qufaj dhe Sefer Alushaj. Madhështinë e këtij takimi e benë prindërit së bashku me fëmijët e tyre ku klasa mori një pamje të mrekullueshme nga buzëqeshjet e fëmijëve. I Pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe veterani i arsimit Mustafë Tafaj, musafir nga Kosova, i cili e falënderoj këtë grup organizativ dhe, në fund të takimit u organizua një koktej i përgatitur nga organizatorët dhe prindërit. Ky është edhe një hap tjetër i ri në përpjekje për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës e të traditave shqiptare në diaspore, mision të shenjtë sa human po aq edhe kombëtar.

(Kosova Sot Online “