“Është koha që SHBA dhe BE ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosoves dhe Serbisë"

  • E.k /
  • 08 June 2024 - 11:18
“Është koha që SHBA dhe BE ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosoves dhe Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se tash është koha kur SHBA-ja dhe BE-ja duhet të realizojnë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas saj, Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës de jure.

“Është koha që të bëhet një marrëveshje e tillë historike, në mënyrë qe më në fund Ballkani Perëndimor të arrinë një paqe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)