Bekim Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën, në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit

  • E.k /
  • 08 June 2024 - 13:34
Bekim Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën, në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është përmendur nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila përgjatë bisedës së saj me Slavko Simic, ka thënë se prokuroria e Kosovës duhet të merret me këtë rast dhe të hetojë deklaratën e Kusari-Lilës dhe bashkëpunimin me Radojiçqin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tutje ka thënë se nëse Prokuroria s’do të reagojë, do të detyrohet ta padisë “zemlaken” e Radojiçiqit.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe.

Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)