Murati: Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite

  • E.k /
  • 08 June 2024 - 14:36
Murati: Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka thënë se Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.

“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)