Listës Srpska s’i jepet fjala në Kuvendin panserb, i pret Vuçeviqi: Na tha se Kosova është pjesë e Serbisë

  • E /
  • 08 June 2024 - 15:47
 Listës Srpska s’i jepet fjala në Kuvendin panserb, i pret Vuçeviqi: Na tha se Kosova është pjesë e Serbisë

Krerët e Listës Serbe sot kanë qëndruar për një vizitë në Beograd ku janë pritur nga kryeministri i Serbisë, Milos Vucevic. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic.

Në njoftimin e publikuar për media nga vetë Lista Serbe, thuhet se në diskutimin që kanë pasur me kryeministrin serb, Vucevic iu ka thënë qartazi që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë” dhe se do të bëjë gjithçka “për të ndihmuar mbijetesën e popullit serb me përkrahjen e presidentit Aleksander Vucic”.

 Lidhur me serbët e Kosovës ka folur sot edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili bashkë me kreun e “Republika Srpska”, Millorad Dodik, e kanë mbajtur të ashtuquajturin kuvend ‘panserb”.

Vucic ka thënë se serbëve nga Kosova nuk iu është dhënë fare fjala në këtë takim, meqë sic është shprehrur Vucic “ata janë pjesë e Serbisë dhe kanë përfaqësues në presidencë dhe në qeveri”.

(Kosova Sot Online)