Moti sot i nxehtë në Kosovë, temperaturat deri 33 gradë

  • E.k /
  • 10 June 2024 - 07:50
Moti sot i nxehtë në Kosovë, temperaturat deri 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në Kosovë parashikohet mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi1-3m/s.

(Kosova Sot Online)