Edi Rama: Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK, ishte i papërsëritshëm
Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke thënë se ai ishte i papërsëritshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
Rama tha se Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona
“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike”, tha Rama.
“Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, tha Rama.
(Kosova Sot Online)