Scholz: S’ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 20:15
Scholz: S’ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani

“Gjermania nuk do të ndjekë Francën dhe nuk do të mbajë zgjedhje të parakohshme pavarësisht performancës së koalicionit qeverisës në zgjedhjet e BE-së”, tha të hënën një zëdhënës i kancelarit Olaf Scholz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Steffen Hebestreit në një konferencë për shtyp njoftoi se data e rregullt e zgjedhjeve është në vjeshtën e ardhshme dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Koalicioni i Scholz-it pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet evropiane.

Rezultati nxiti thirrje nga partitë opozitare që Scholz të ndiqte shembullin e Emmanuel Macron dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme.

(Kosova Sot Online)