Kuvendi i Kosovës akoma pa seancë plenare, sot mblidhen dy komisione parlamentare

  • 11 June 2024 - 08:02
Kuvendi i Kosovës akoma pa seancë plenare, sot mblidhen dy komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione parlamentare, transmeton "Kosova Sot Online".

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në orën 11:00 shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE.

Ndërkaq në ora 12:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

(Kosova Sot Online )