Gjilan: Grabitet një burrë dhe mbahet i mbyllur në një lokal, ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij

  • E.k /
  • 11 June 2024 - 10:44
Gjilan: Grabitet një burrë dhe mbahet i mbyllur në një lokal, ushtrojnë dhunë fizike ndaj tij

Një burrë nga Gjilani ka njoftuar se dy persona e kishin marrë dhe e kishin mbajtur në mbyllur në një lokal dhe se kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrur tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gjilan 08-09.06.2024, 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)