Përplasi fëmijën 10-vjeç dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi e ka aksidentuar me makinë një të mitur 10 vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pas aksidentit F.A është larguar nga vendi i ngjarjes.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
‘F. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një shtetas 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.
(Kosova Sot Online)