Zelensky kërkon miliarda euro për rindërtimin e Ukrainës

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 16:41
Zelensky kërkon miliarda euro për rindërtimin e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës së nxitur nga pushtuesi rus, si pasojë e të cilës pjesë të Ukrainës janë rrënuar.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 2.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera.

“Ne do të largohemi nga kjo konferencë me marrëveshje për miliarda euro për mbrojtjen tonë, në lidhje me prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë, si dhe për energjinë tonë, për riparimin dhe ndërtimin e një sistemi të ri dhe më modern energjetik”, tha Zelensky në konferencën dyditore që nisi më 11 qershor në kryeqytetin gjerman.

(Kosova Sot Online)