![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Burri mbyt ish-gruan me kabllo elektrike dhe shkon në polici
![Burri mbyt ish-gruan me kabllo elektrike dhe shkon në polici](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/01/auto_skene-krimi1709305415.jpg)
Një tjetër rast femicidi është regjistruar në Itali dhe këtë herë ka qenë e rëndë mënyra sesi burri ka vepruar pasi i ka marrë jetën ish-partneres së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mediat italiane raportojnë se pasi i mori jetën ish-partneres, 48-vjeçari nga qyteti i Modenas u paraqit në komisariatin e policisë, duke mbajtur trupin e saj të pajetë në bagazhin e makinës që kishte parkuar jashtë.
Andrea Paltrinieri më pas ka pranuar se ka vrarë ish-partneren, Anna Sviridenko, duke rrëfyer se e ka mbytur me një kabllo elektrike dhe i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike për t’ia bërë të pamundur frymëmarrjen.
Viktima ishte dyzet vjeç, me origjinë italo-ruse. Ajo punonte në Modena si radiologe. Sipas të dhënave të hetimeve të deritanishme, Paltrinieri ka kryer krimin pasi nuk ka pranuar që ish-partneres së tij t’u besohej kujdestaria e dy fëmijëve të mitur.
(Kosova Sot Online)