Ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë: Kjo ndryshoi jetën time, jam mirënjohës

  • E.k /
  • 12 June 2024 - 09:58
Ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë: Kjo ndryshoi jetën time, jam mirënjohës

Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen ka kujtuar pritjen që u është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës më 12 qershor të vitit 1999, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shkroi se ai ka shërbyer si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000.

Tutje ai ka shkruar se ky moment i ka ndryshuar jetën.

Po ashtu, aio tha se është mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët nga Kosova.

“Sot, 25 vjet më parë: Më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, ka shkruar Andresen në “X”.

(Kosova Sot Online)