![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kurti: Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak
![Kurti: Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/12/auto_AK-1-600x3601718183690.png)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova ka nxjerrë mësime nga historia e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për ta ndalur luftën, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në seancën solemne të Kuvendi për 25 vjetorin e çlirimit, Kurti tha se Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak.
“Përtej teknikaliteteve ushtarake dhe të së drejtës ndërkombëtare, rezultati ‘de facto’ i atij misioni ishte çlirimi i Kosovës nga trupat serbe. Detajet e mëtutjeshme dhe faktet e regjistruara të ngjarjeve të atyre ditëve i takojnë historisë dhe historianëve, por pikërisht nga kjo histori duhet nxjerrë mësime siç edhe kemi bërë nga atëherë e deri më sot. Dhe kjo kuptohet më së miri nga rreshtimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i vendeve tona sot. Sikur atëherë, edhe tani, Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë. Kurse shteti ynë, Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë dhe me vendet e tjera partnere perëndimore”, tha Kurti.
Ai tha se ky përvjetor e gjen Kosovën duke qëndruar bashkë me aleatët “si më 12 qershor 1999”.
“Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak. Andaj sot po e shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës duke qëndruar bashkë me aleatët tanë njësoj si më 12 qershor dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)