
Bojujevci përlotet derisa flet për 12 qershorin e vitit 1999: Isha një vajzë e brishtë, gjysëm e gjallë, me zemër të thyer

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila është edhe e mbijetuar e masakrës së marsit të vitit 1999 në Podujevë, është emocionuar gjatë fjalimit të saj në Kuvend, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bojujevci u përlot derisa foli për 12 qershorin e vitit 1999.
“Para 25 viteve, isha një vajzë e brishtë, gjysëm e gjallë, me zemër të thyer që nuk kisha pjesën më të madhe të familjes…më falni”, tha Bogujevci, e përlotur.
(Kosova Sot Online)