Vuçiq: Nuk jam shërbëtor i Putinit

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 13:59
Vuçiq: Nuk jam shërbëtor i Putinit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për mediumin boshnjak “Dnevno Avazu” në godinën e Presidencës serbe në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq foli hapur për “Parlamentin Gjithëserb” të mbajtur në Beograd, Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën, marrëdhëniet me boshnjakët, ekonominë, projektet e infrastrukturës dhe zgjedhjet e mbajtura javën e kaluar në Serbi.

Në një bisedë me Evelin Trak, kryeredaktorin e “Dnevni avaz”, presidenti Vuçiq ndër të tjera tha se “nuk ka luftë, nuk jam shërbëtor i Putinit”.

Intervista është publikuar në edicionin e sotëm të shtypur të “Dnevni Avaza”.

(Kosova Sot Online)