Walker: Jam këtu për të festuar, çfarë dite të mrekullueshme përfaqëson kjo, është fantastike
Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se është këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët, kosovarët dhe po ashtu edhe serbët.
“Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptaret, me të gjithë kosovarët e po ashtu edhe serbët. Çfarë dite të mrekullueshme përfaqëson kjo, është fantastike”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)