Ishte bllokuar në Majën e Jezercës, gjendet i vdekur turisti bullgar
Një turist 32-vjeçar nga Bullgaria, është gjetur i vdekur në “Majën Jezercës”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ai ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë
Viktima bashkë edhe një bashkëkombas të tij, të marten kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.
“Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)