E trishtë: Ngordh ariu Kasandra i cili jetonte në Prishtinë

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 16:59
E trishtë: Ngordh ariu Kasandra i cili jetonte në Prishtinë

 Përmes një njoftimi në ‘facebook, nga “Pylli i Arinjve Prishtina” kanë njoftuar për ngordhjen e një ariu,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kasandra” siç njoftojnë nga Pylli i Arinj eve kishte shfaqur kohëve të fundit probleme shëndetësore dhe pas trajtimit nga veterinerë gjendja e saj fillimisht ishte përmirësuar.

Por, siç bën të ditur njoftimi, “Kasandra” sot është gjetur e ngordhur në kafazin e saj, meqë nga veterinerët ishte konstatuar se vuante nga kanceri që i ishte përhapur në organet e brendshme.

“U prefsh ne paqe Kasandra! Ne ende nuk mund ta besojmë se je larguar, edhe pse në zemrat tona historia dhe trashëgimia yte do të jetojnë përgjithmonë “, kanë shkruar nga Pylli i Arinjve Prishtina.

Një javë më herët nga Pylli i Arinjve kishin njoftuar se iu kishte ngordhur edhe ariu me emrin “Stivi”.


(Kosova Sot Online)