Mot me diell dhe temperatura të larta, vende-vende edhe riga shiu

  • 13 June 2024 - 07:34
Mot me diell dhe temperatura të larta, vende-vende edhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu, transmeton "Kosova Sot Online ".

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. 

(Kosova Sot Online )