Rahovec: Një person nga pakujdesia e godet me traktor një person tjetër, vdes në spital

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 09:34
Rahovec: Një person nga pakujdesia e godet me traktor një person tjetër, vdes në spital

Një person ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga një traktor në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë se Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa, viktima ka ndërruar jeë në spitalin e Gjakovës.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i Policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)