Vushtrri: E ofendoi, e kapi për fyti dhe tentoi ta dëboj gruan nga shtëpia, arrestohet i dyshuari
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se një femër ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje duke e ofenduar e kishte kapur atë për fyti dhe kishte tentuar ta dëboj nga shtëpia.
Viktima ka marru tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE
Vushtrri / 12.06.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje duke e ofenduar e kishte kapur atë për fyti dhe kishte tentuar ta dëboj nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)