Policia e Kosovës patrullimet në Shqipëri do i bëjë edhe me veturat inteligjente, do të masin shpejtësinë e veturave në autostradë

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 10:45
Policia e Kosovës patrullimet në Shqipëri do i bëjë edhe me veturat inteligjente, do të masin shpejtësinë e veturave në autostradë

Policia e Kosovës edhe këtë vit do të patrullojë bashkë me Policinë e Shqipërisë për t’iu ofruar kosovarëve siguri në trafik gjatë udhëtimit për pushime në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rrugë do të shihni edhe makinat inteligjente të policisë të cilat do të masin shpejtësinë e veturave në autostradë.

Marrëveshja është arritur tani mes dy policive ndërsa do të nis së zbatuari nga 1 korriku deri në shtator.

(Kosova Sot Online)