
Ambasadori gjerman reagon pas deklaratave të Hill se “Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim pas deklaratave të Ambasadorit të SHBA në Beograd, Chris Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të Kancelarit gjetman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde.
Me këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e Kancelarit Scholz i cili kishte deklaruar se “…është e qartë se marrëveshja duhet që përfundimisht ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE’së”, kishte deklaruar Kancelari.
Just as a reminder: Read @Bundeskanzler Scholz' clear statement during his visits to 🇽🇰+🇷🇸 in June '22 on normalization, incl mutual recognition!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 13, 2024
That still stands.
The path is there: full implementation of the Brussels/Ohrid agreements by both sides asaphttps://t.co/whuG4Sm6oV
(Kosova Sot Online)