![](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/14/200x200_anglia-euro-2024-1-780x439_11718349471.jpg)
Lexoni edhe:
Futbollistët anglez nuk i lënë asgjë rastësisë: Përpilojnë një “rregull të artë” për tu fokusuar vetëm në Evropian
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbisë duhet t’i kërkohet njohja e Kosovës si kusht për hyrje në BE. Hill dje ka thënë se BE-ja po kërkon normalizim mes dy shteteve,transmeton "Kosova Sot Online". Bajrami në reagimin e tij ndaj diplomatit amerikan ka thënë se synimi i dialogut është normalizimi dhe se pa njohje reciproke s’mund të arrihet diçka e tillë.
“Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet #Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami, duke potencuar se kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë.
Lidhur me temën e njohjes reciproke dhe qëndirmin amerikan kanë folur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga DASH kanë thënë se synimi afatgjatë i politikës amerikane është fundi me njohje reciproke Kosovë-Serbi.
(Kosova Sot Online )