Komisioni për Shëndetësi shënon 99 vjetorin e themelimit të IKSHPK-së

  • 14 June 2024 - 12:05
Komisioni për Shëndetësi shënon 99 vjetorin e themelimit të IKSHPK-së

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të premten ka shënuar 99 vjetorin e themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe degëve regjionale me ç’rast në tryezën e mbajtur u diskutuan të arriturat dhe sfidat,transmeton "Kosova Sot Online ".

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku – Mullhaxha, tha se sot është dita e të gjithë përfaqësuesve të IKSHKP-së dhe MSH-së.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se Instituti u përball me sfida të kohës/

“Ky moment është historik për të gjithë që kanë punuar e kontribuar për këtë institucion. Teksa reflektojmë per vitin e kaluar ne shohim ndikimin e Institutit për përparimin e shëndetit. Sfidat me të cilat përballemi sot janë komplekse, ne sot reflektojmë mbi arritjet”, tha ajo.

Naser Ramadani, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se sot është një moment solemn dhe se IKSHKP-ja mund të konsiderohet si “pikë e shndritshme marrë parasysh të arriturat”.

“Po shënojmë 99 vite që shënon adresimin e problemeve shëndetësore. Ne duhet të kuptojmë rrethanat e vështira në të cilat ka kaluar popullata e Kosovës dhe përpjekjet e mëdha.  Për gjithë këto vite IKShKP-ja ka zbatuar me sukses duke pas vazhdimisht mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.

Profesori Isuf Dedushaj bëri një rezyme prej kur ka nisur punën IKSHKP-ja.

“1925 kam folur me Rockfeller në Kosovë nuk ka pas asnjë mjek shqiptar. 1986 kam përfunduar mjekësinë në Universitetin e Vlorës. Presidenti Rugova na ka dekoruar në përvjetorin e 65-të, shpresoj se të dekorohen edhe në 100 vjetori, tha ai ndër tjera.

Prezentë ishin edhe përfaqësues nga organizata amerikane “WHO” ndaj të cilëve u bë një falënderim për kontributin e dhënë.

(Kosova Sot Online )