Lexoni edhe:
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël
Mbi 1 mijë persona kanë aplikuar për zëvendësimin e patentë-shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare – të lëshuara nga institucionet e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Shumica dërrmuese e kërkesave janë dorëzuar në komunat në veri të Kosovës. Të dhënat janë bërë të ditura për Kossev.
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakëlLexoni edhe:
Vendimi për zëvendësimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe kjo mundësi do të jetë e hapur për tre muajt e ardhshëm, deri më 9 gusht 2024.
MPB ka sqaruar se kalimi në patentë shoferë RKS mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve dhe nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për pajisje me dokumente.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi në gjuhën serbe, ka deklaruar se që një kohë të gjatë kanë pranuar kërkesat e qytetarëve serbë të Kosovës për marrjen e një vendimi të këtillë.
“Kalimi në patentë shoferë RKS mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Për më tepër nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim”, ishte shprehur Kurti.
(Kosova Sot Online )