Myftiu Naim Tërnava u drejtohet qytetarëve me një mesazh special urimi për festën e Kurban Bajramit

  • 15 June 2024 - 08:45
Myftiu Naim Tërnava u drejtohet qytetarëve  me një mesazh special urimi për festën e Kurban Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit, do t’i drejtohet opinionit publik dhe gjithë besimtarëve me një mesazh urimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo ngjarje do të mbahet në orën 11:00.

 

Ngjarjet tjera të datës: 15 qershor 2024

11:00 – Rinia Demokratike e Kosovës bashkë me deputetët, Elmi Reçica dhe Rashit Qalaj do të zhvillojnë një aksion simbolik tek objekti i ri i Spitalit. (Rr. Driton Islami, Ferizaj)

11:00 – Me rastin e ditës së çlirimit të Gjilanit, Kuvendi i Komunës do të mbajë seancë solemne. (Salla e mbledhjeve të KK-së, Gjilan)

(Kosova Sot Online )