Lipjan: Vëllai pas një mosmarrëveshje e rrah motrën e tij
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një person është arrestuar në Lipjan, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka rrahur motrën e tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti po procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Lipjan 14.06.2024, 13:06. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)