![Krasniqi: '68 për qind është dalja reale në zgjedhje'](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/12/200x200_nga-sot-nis-regjistrimi-i-popullsise-ne-kosove1720767045.jpg)
Hamza: Kurban Bajrami është festë që simbolizon solidaritetin
![Hamza: Kurban Bajrami është festë që simbolizon solidaritetin](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/12/auto_bedri-hamza-2-2-1539897568-7765477_1552389303-2524378-600x347_11689152368.jpg)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Hamza pas vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka bërë thirrje për më tepër harmoni, paqe e solidaritet.
“Shfrytëzoj rastin t’i uroj gjithë qytetarët e Kosovës të besimit islam për festën e Kurban Bajramit. T’ju uroj shëndet, begati e gjitha të mirat në familjet e tyre. Është festë që simbolizon solidaritetin, sakrificën. Urojmë të ketë harmoni, paqe. Është festë ku realisht njerëzit janë më bujar, solidar, edhe falin e pajtohen. Gjithmonë këto festa uroj të ketë gëzime, begati e harmoni. Gjithë të punojnë bashkë për progres dhe prosperitet”, ka thënë Hamza.
(Kosova Sot Online)