Mediat në Veri e bëjnë lajm shpërthimin e një poçi në banjon e Komunës së Leposaviqit, Elshani: Sigurisht ka qenë aksidentale

  • E.k /
  • 17 June 2024 - 11:37
Mediat në Veri e bëjnë lajm shpërthimin e një poçi në banjon e Komunës së Leposaviqit, Elshani: Sigurisht ka qenë aksidentale

Një poç elektrik shpërtheu dje në mbrëmje në banjon e Komunës së Leposaviqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediat serbe në veri të vendit raportuan për shpërthimin e një zjarri në komunën veriore.

Por zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut tha se incidenti ishte me gjasë aksidental dhe se nuk është shkaktuar ndonjë dëm, pasi Policia dhe zjarrëfikësit dolën shkuan shpejt në vendin e ngjarjes.

“Ia ka nis me u djegë kahpak, por u ndal”, tha Elshani.

“Sigurisht ka qenë aksidentale”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)