Ja kush do të shpallet qytetare nderi e Podujevës

  • A.P /
  • 17 June 2024 - 20:46
Ja kush do të shpallet qytetare nderi e Podujevës

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, po qëndron në komunën e Podujevës. Ajo u prit nga kryetari Shpejtim Bulliqi dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Pas takimit, Bulliqi deklaroi se në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Podujevës Doris Pack po nderon këtë komunë dhe Kosovën me praninë e saj.

“Një punëtore e vyer, një eurodeputete e që ka bërë shumë për Kosovën dhe shqiptarët, dhe kënaqësia më e madhe është se tashmë komuna e Podujevës, ka marrë vendim që ta shpall qytetare nderi të komunës sonë dhe besoj se nga 19 qershori, Doris Pack, do të jetë banore më e re të komunës sonë”, tha Shpejtim Bulliqi, kryetar i komunës së Podujevës.

(Kosova Sot Online)