Sot të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës

  • E.k /
  • 18 June 2024 - 10:33
Sot të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për shtetasit e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada izraelite në Prishtinë, e ku thuhet se prezentë do jetë edhe ambasadorja Tamar Ziv.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)