Nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçares nga ujërat e liqenit të Kukësit, dyshohet se është vetëmbytur

  • E.k /
  • 18 June 2024 - 11:55
Nxirret trupi i pajetë i 30-vjeçares nga ujërat e liqenit të Kukësit, dyshohet se është vetëmbytur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku një trup i pajetë është nxjerrur në ujërat e liqenit të Kukësit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se viktima është një grua rreth 30-vjeçe.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

(Kosova Sot Online)