Kryeministri Kurti premton investime në gjinekologji: Para 10 vjetëve gruaja ime e ka lindur këtu vajzën tonë

  • 18 June 2024 - 12:19
Kryeministri Kurti premton investime në gjinekologji: Para 10 vjetëve gruaja ime e ka lindur këtu vajzën tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në përurimin e Klinikës Gjinekologjike. Ai tha se bëhet fjalë për një investim 5.5 milionë euro i cili e “ka transformuar rrënjësisht këtë klinikë”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Mbi 3 milionë euro janë për fertilizmin e asistuar mjekësor, ndërkaq rreth 2.4 milionë euro janë për mjekësinë fetale dhe amiocentezën”.

Ai shtoi se pastërtia është maksimale.

“Para 10 vjetëve unë e kam pasur gruan time këtu e cila e pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyra këtu në spital dhe në Klinikën Gjinekologjike nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë me kohën e para një dekade me vendin e njëjtë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online )