Ky njeri mori mbështetje për shef të ardhshëm i NATO-s: Ai sapo ia bëri Orbanit një ofertë që nuk mund të refuzohet

  • 18 June 2024 - 12:34
Ky njeri mori mbështetje për shef të ardhshëm i NATO-s: Ai sapo ia bëri Orbanit një ofertë që nuk mund të refuzohet

Kryeministri holandez Mark Rutte ka premtuar t’i japë homologut të tij hungarez Viktor Orban mundësinë për të hequr dorë nga aktivitetet e NATO-s në mbështetje të Ukrainës nëse ai zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, në mënyrë që të ketë mbështetjen e Budapeshtit pas disa muajsh për emërimin e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mediumi prestigjioz Financial Times shkruan se kjo duhet të jetë një ofertë që Orbani nuk mund ta refuzojë.

Rutte mbështetet nga 29 nga 32 shtete anëtare në përpjekjen e tij për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm dhe mes atyre që janë krah tij janë vendet më të rëndësishme si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania. Emërimi i tij është bllokuar nga Viktor Orban, lideri i vendit që është më pro-rus në mesin e anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Orban ka vendosur veto kundër emërimit të tij në pozitën e shefit të NATO-s.

Orban dhe Rutte janë përplasur disa herë në të kaluarën, dhe tani ata u takuan në margjinat e darkës së liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel të hënën në mbrëmje, dhe menjëherë pas takimit u rritën shpresat se emërimi i Ruttes në NATO më në fund mund të përshpejtohej. Domethënë, për vendimin për emërimin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës, kërkohet një vendim unanim i të gjitha vendeve anëtare dhe pikërisht për këtë ka punuar Rutte. Kryeministri i Holandës ka premtuar se gjatë mandatit të tij, Hungaria do të ketë të drejtën të përjashtojë veten nga aktivitetet e aleancës në mbështetje të Ukrainës, raporton Financial Times. Zëdhënësi i Rutte konfirmoi se Orban dhe Rutte folën dhe e vlerësoi bisedën të mirë. “Ishte një bisedë e mirë dhe e hapur, ata ranë dakord të fokusoheshin në të ardhmen”, tha ai. Javën e kaluar, Stoltenberg i tha Orbanit se është e mundur që Hungaria të lejohet të mos marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s për të mbështetur Ukrainën. Rutte duhet të japë dorëheqjen si kreu i qeverisë holandeze muajin e ardhshëm dhe kur bëhet fjalë për pozicionin udhëheqës të NATO-s, ai ka mbështetjen e presidentit amerikan Joe Biden . Përveç Hungarisë, kandidaturën e tij ende nuk e kanë dhënë mbështetjen e tyre edhe Sllovakia dhe Rumania.

(Kosova Sot Online )