Qeveria konfirmon ardhjen e Lajçak, sot do të takohet me Bislimin

  • E.k /
  • 18 June 2024 - 14:05
Qeveria konfirmon ardhjen e Lajçak, sot do të  takohet me Bislimin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi fillon nga ora 18:00 në Qeveri.

Lajçak do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)