
Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se investimet që janë bërë në Klinikën e Gjinekologjisë, përurimi i të cilave është bërë sot është për tu duartrokitur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas saj, me investimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në dhomat e gjinekologjisë nuk do të vendosën më, më shumë se dy lehona.
Haxhiu tha se mjetet dhe kushtet e përmirësuara në punë do të shtojnë edhe angazhimin e stafit shëndetësor.
“Tri herë kam qenë paciente edhe vet në këtë klinikë, kam parë nga afër kushtet e rënda, sfidat dhe nevojat e pacientëve por edhe stafit mjekësor. Ishte kënaqësi e veçantë sot të shoh nga afër transformimin e kësaj klinike. Infrastrukturë moderne e hapësira të pastërta. Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më, më shumë se dy lehona. Mjetet dhe kushtet e përmirësuara në punë do të shtojnë edhe angazhimin e stafit shëndetësor. Përgëzoj dhe falënderoj Ministrin e Shëndetësisë për punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Haxhiu.
(Kosova Sot Online)