Gërvalla: Nga kjo datë kosovarët pa viza në Izrael

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 15:50
Gërvalla: Nga kjo datë kosovarët pa viza në Izrael

Ministrja Donika Gërvalla, ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes me Izraelin që bën të mundur udhëtimin e kosovarëve drejt shtetit hebre pa viza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Marrëveshja, siç ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme hyn në fuqi nga data 19 shtator 2024.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës nga 19 shtatori i këtij viti mund të udhëtojnë pa viza edhe në Izrael, kjo falë marrëveshjes që sot nënshkruam me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, pas takimit dypalësh që patëm paraprakisht.

Kjo marrëveshje që nënshkruam dhe ky vendim për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve tona është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe një kapitull i ri në promovimin e shtetit tonë, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, zhvillimin arsimor të të rinjve si dhe realizimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta mes qytetarëve dhe vendeve tona në të ardhmën”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)