Kurti: Bajrami i madh është pas Ramazanit e nuk duhet me tepru, e Bajrami i vogël për me nda me tjerët

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 20:00
Kurti: Bajrami i madh është pas Ramazanit e nuk duhet me tepru, e Bajrami i vogël për me nda me tjerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në selinë e BIK’ut, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Albin Kurti i tregoi Tërnaves për një ngjarje kur ishte i vogël...

“Një herë e mbaj mend, shumë moti është kjo, nuk e di sa vjet i kam pasë, nashta 4, nashta 5… Tu na shpjegu gjyshja qysh 1/3 duhet me ia jep kojshive e tanve, 1/3 ni familjes të varfër ma larg e me e mbajt vec 1/3. Mu dokke interesant. Një vajzë e tezës tha gjyshe pse Bajrami i Madh, se thojshin bajrami i madh bajrami i vogël, jo Fitër e Kurban Bajrami, pse Bajrami i madh tri ditë e bajrami i vogel katër. Përgjigjen e gjyshes nuk e harroj,bajrami i madh është mas Ramazanit e nuk duhet me tepru e bajrami i i vogël për me nda me tjertë, sa ma gjatë aq ma mirë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)