Eskalon takimi mes serbëve dhe kosovarit në Zurich të Zvicrës

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 18:41
Eskalon takimi mes serbëve dhe kosovarit në Zurich të Zvicrës

Në Zurich të Zvicrës, të shtunën e kaluar ishte aranzhuar mbledhja e parë e Këshillit Europian të Ndërtimit të Gjelbër, (Green Building Council) nën drejtimin e Presidentit të ri, afaristit të njohur kosovar Bledian Ramadani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mbledhje kjo e filluar mirë, sipas pikave të ditës, ku u bë edhe zyrtarisht pranim-dorëzimi i detyrës për Presidentin e ri, por çuditërisht në pjesën ku fillon të debatohet zgjedhja e këtij te fundit, përfaqesuesit serb janë ata të parët që kërkojnë fjalen me ngulm dhe me nxitim.

Gjatë fjalimit të tyre ata vunë etiketime raciste dhe ofendime të vazhdueshme drejt Ramadanit dhe kolegëve të tij që sipas tyre e përkrahën atë të vij sot në këtë pozitë. Pas replikave të shumta ndërmjet anëtareve, Ramadani kërkon replikën e tij dhe fillon të kërkojë nga pala serbe që të kërkoj falje, jo që ndihet i fyer personalisht, por duke ju kërkuar që ta respektojnë postin e Presidentit, pa marrë parasysh se aty është dikush që ata nuk e duan.

Por, këtë gjë ekipi serb i përbërë nga biznesmen të ndryshëm nuk e benë, dhe ndër të tjera ata filluan edhe fyerjen e rënde drejtuar Ramadanit, për lidhjet biznesore dhe ndikimin qe ai ka neper Ballkan, duke tentuar t’i veshin skandale të shumta biznesore apo sic i quajnë ata “krime ekonomike” nëpër të cilat Ramadani kinse është përfshire dhe i ka udhëhequr me sukses.

Pas një pauze pak minutëshe me disa nga këshilltaret e tij, Ramadani rikthehet dhe fillon shpjegimin e rregullores duke shtuar ndër tjerash që pozita e Presidentit atij i dhuron të drejtën e vetos si për perjashtim po ashtu edhe per anëtaresim, dhe pa hezitim ai thote se më pak se një orë pas marrjes së ketij posti ai detyrohet të shfrytezoje këtë mundësi duke përjashtuar menjëhere dhe ngrirë te gjitha financimet për Republiken e Serbisë që nga ky moment, dhe hyn ne fuqi menjehere.

Mirëpo ketu filloi gjithqka, ata filluan të hedhin shishe në drejtim te foltores, dhe Ramadai ftoi që përfaqesuesit serb te lëshojnë sallen, dhe duhet të largohen me forcë nga sigurimi, qe mos ta pengojne më teper vijimin e pikave tjera te dites, e qe sic duket ashtu edhe u be.

Ne korridorin e sallës pas përfundimit të mbledhjes jane dëgjuar kacafytje, fyerje dhe sharje te vazhdueshme ne mes te sigurimit te biznesmenit Bledian Ramadani dhe me vone edhe vet tij me grupin e perfaqesueseve serb, sa qe eshte dashur te nderhyjne edhe forcat e sigurimit Çek per te parandaluar eskalimin e metejshem te situates.

Sipas statutit ky përjashtim hyn në fuqi menjëhere që nga data e nënshkrimit, dhe me rregulloren e Këshillit, pala serbe mund te ribëhet pjesë e kesaj organizate vetëm në qoftë se mbledh 10 nënshkrime nga shtetet e anëtare te Këshillit, për të thirrur nje seance te re per diskutimin rreth cështjes së ri-anetaresimit! Afarist te shteteve tjera që jane perfaqesues te ketij keshilli kane bërë thirrje që tensionet të ulen dhe skena te tilla jane të panevojshme që të ndodhin, ata thone që kurre në histori nuk ka ndodhur përdorja e kesaj mundesie të perjashtimit, edhe aq më pak per nje kohë kaq te vogel qysh nga marrja e postit.

Ata jane te bindur qe per te marre këtë lloj vendimi për përjashtim ose duhet të kesh mbështetje dhe lidhje tejet te forta, ose në te kundërten duhet të jesh i cmendur. Pasi kemi të bëjmë me ngrirje fondesh që implikon shume grupe interesi te lidhura ndërvete,dhe mes tjerash ata e përshkruajne Ramadanin me karakter tejet te matur dhe si nje biznesmen i ri me vizion të qartë, i pëlqyer nga anëtaret e këtij këshilli, por në disa ceshtje te tilla si kjo ndonjehere gjakenxehte.

Ky këshill arrin që brenda një viti kalendarik të përfitoje financime te investimeve te ndryshme kudo ne Evropë ne vlere prej qindra milionash euro. 


(Kosova Sot Online)