Inicohet hetim për kreun e kuvendit pasi mori djalin në avionin shtetëror

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 18:51
Inicohet hetim për kreun e kuvendit pasi mori djalin në avionin shtetëror

Kreu i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç është vënë nën hetim, pasi mori djalin e tij në një avion shtetëror në ndeshjen e Kampionatit Evropian të UEFA-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeparlamentari kroat udhëtoi me avion shtetëror për të parë ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës në Berlin.

Komisioni për Konfliktin e Interesit në Zagreb tha se ka nisur marrjen në pyetje të gazetareve që shoqëronin politikanin.

“Nga media mësuam se Kryetari i Kuvendit dhe djali i tij kanë fluturuar në Kampionatin Evropian të Futbollit me një avion shtetëror dhe kemi marrë edhe disa pyetje nga gazetarët. Më pas vendosëm ta hapim rastin”, tha zëdhënësja e Komisionit.

(Kosova Sot Online)